NATASHA ANDONI
Aktore
Lindi ne Gramsh me 1 shkurt 1955. Ka kryer liceun artistik “Jordan Misja” per teoritike muzike, ne vitin 1974, dhe me vone ate te Insitutit te Larte te Arteve per aktore ne vitin 1978. Mbas mbarimit te studimeve, punon si aktore ne teatrin “Bylis te Fierit” per tre vjet. Aty nga viti 1983 e vazhdon karrieren e saj artistike ne teatrin “A.Z.Cajupi” te Korces. Loja e saj interpretative pershkohet nga nje ndjeshmeri qe vjen dhe imponohet, gradualisht ne saje te temperamentit dhe diksionit te qarte, sikunder terhiqet natyrshem nga energjia dhe ritmi, duke parapelqyer tensionimin e marredhenjeve me partneret. Natasha Andoni bie ne sy ne rolin e Lizetes qe ne dramen “Dy krisma ne Paris” (1982) te autoreve Pellumb Kulla e Sheri Mita. Me vone ajo ka nje rritje te vlerave ne rolin e sherbetores te Volpone te Ben Xhonsonit, e me tutje te ate te nenes tek “Denoncimi” i R. Pulahes per ta thyer perfundimisht formatin aktorial duke njemendesuar tashme disa figura te veshtira komike sikurse qe ajo e Dorines tek “kopraci” i Molierit, me te cilen i dha hov e pasion nje veprimi te vrullshem fizik e plastik, por edhe social, duke gjalleruar mbartjen shpirterore qe vjen prej saj, si dhe fjalen moleriane, pergjithesisht.
Nje ntjeter figure interesante ishte ajo e nenes ne komedine “Koha pa emer” te Ruzhdi Pulahes (2004), ku gershetoj me hir komiken dhe elementin burlesk, nga njera ane me dramatiken qe vinte gjendja dhe instikti i ngulur i frikes dhe i tjetersimit gjate viteve te diktatures, nga ana tjeter.
Me rolin e Steles ne komedine “Ju ftojme ne dasmen e babait” te Petrit Kocibellit, fiton cmim te pare ne Festivalin e Teatrove Shqiptar ne Diber, Maqedoni ne vitin 2008.
____________
Burimi: “Enciklopedia Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009
J. Papagjoni (f. 26)
Kinematografia Shqiptare – janar 2017